Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr.242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, VKM nr.243 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar si dhe në Vendimin nr.04 datë 09.01.2025 “Për ndryshimin e strukturës dhe rregullores së Bashkisë Durrës”, Urdhrin nr.447 prot. 15091 datë 11.12.2025 “Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, Urdhrin nr.464 prot. 15384 datë 18.12.2025 “Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, mbi procedurën e konkurimit të lëvizjes paralele për pozicionet si më poshtë listuar nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
- Pozicionet:
- Përgjegjës sektori në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të zbatimit të lejeve
- Specialist në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të zbatimit të lejeve
- 2 (dy) Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Gjeoinformacionit
- 2 (dy) Specialist në Sektorin e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit dhe Marrëdhënieve me Publikun
- 2 (dy) Specialist në Sektorin e Planeve të detajuara Vendore
Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
- Pozicionet:
- 2 (dy) Specialist në Sektorin e Ndjekjes së Investimeve Publike
- Specialist në Sektorin e Monitorimeve të Shërbimeve Publike
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
- Pozicionet:
- Përgjegjës sektori në Sektorin e të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat
- Specialist në Sektorin e të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat
- Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Taksave dhe Tarifave Vendore
- Përgjegjës sektori në Sektorin e Menaxhimit të Borxhit dhe Apelimit
- Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Borxhit dhe Apelimit
Vazhdon konkurimi me procedurën e ngritjes në detyrë dhe nga jashtë shërbimit civil.