BASHKIA DURRËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese “ i ndryshuar, në Vendimin nr.04 prot.325 datë 09.01.2025 ”Për ndryshimin e strukturës dhe rregullores së Bashkisë Durrës”, si dhe në Urdhrin nr.251, prot.10129, datë 25.08.2025 “ Për shpalljen e konkurimit për pozicion të lirë”, si më poshtë gjeni listën e kandidatëve të përzgjedhur për procedurën e konkurimit të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e Diasporës dhe Emigracionit pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore

Kandidati i paraqitur për konkurim është Znj.Ina Ferra

Konkurimi do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Durrës në datë 10.09.2025 , ora 11.00