BASHKIA DURRËS, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015, i ndryshuar “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të VKM nr. 242 datë 18.03.2015 “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, në Vendimin nr.73 datë 03.10.2023 “Për ndryshimin e strukturës dhe rregullores së Bashkisë Durrës”, si dhe në Urdhrin nr.296, date 03.10.2023 “ Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, Bashkia Durrës shpall konkurimin për këto pozicione:

 

 

  • Drejtor, Drejtoria e Auditit të Brendshëm
  • Drejtor, Drejtoria Burimeve Njerëzore
  • Inspektor në Sektorin e Kontrollit Tematik pranë Drejtorisë së Auditit të Brendshëm
  • Specialist në Sektorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Terrritorit
  • 2 Specialistë në Sektorin e Planeve të Detajuara Vendore pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Terrritorit
  • Inspektor në Sektorin e Bujqësisë pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike
  • Specialist në Sektorin e Prokurimeve Publike pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike
  • Inspektor në Njësitë Administrative pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike
  • Specialist në Sektorin e Projektve Publike pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
  • Specialist në Sektorin e Ndjekjes së Investimeve Publike pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
  • Përgjegjës në Sektorin e Regjistrimit të Ardhurave pranë Drejtorisë së Buxhetit
  • Inspektor Taksash  në Administratën e Tregut Agro-Bujqësor pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore
  • Inspektor në Sektorin e Shërbimit Veterinar dhe Mbrotjes së Konsumatorit (Njësia Administrative Sukth) pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike

 

 

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR

3. Shpallje per pozicione te lira pune—03.10.2023 (2)