Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se;
– kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin:
- Përgjegjës Sektori i Bujqësisë
1. Nuk ka
Procedura do të shpallet sërish për konkurim sipas afateve në legjislacion!
Në zbatim të ligjit 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreut IV – Pranimi në shërbimin civil”, neni 22, pika 5, VKM 118 datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit për plotësimin e vendeve të lira në katëgorinë e lartë drejtuese” njësia përgjegjëse pas përfundimit të afatit të përcaktuar për dorëzimin e dokumentave për ngritje në detyrë për kategorinë e lartë drejtuese Sekretar i Përgjithshëm bërë publike sipas shkresës me nr. 3425 Prot, datë 13.10.2026 njofton se pranë Bashkisë Dimal nuk është dorëzuar asnjë dosje për procedurën e ngritjes në detyrë.