Në zbatim të nenit 22 dhe ne vijim, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë Ekzekutive”, Bashkia Devoll ka përfunduar procedurën e verifikimit paraprak për pranim nga jashtë Shërbimit Civil në kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve të shpallura për konkurrim:
Grupi i pozicioneve të administrimit të përgjithshëm:
1. Specialist i Emergjencave Civile, në Sektorin e Emergjencave Civile, kategoria e pagës IV-3
2. Specialist Projektesh në BE, në Sektorin e Projekteve me BE dhe Maredhenieve me Diasporen, Kategoria e Pagës IV-3;
Grupi i pozicioneve të administrimit të posacëm:
1. Specialist inxhinier ndërtimi në Sektorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3;
2. Specialist inxhinier mjedisi dhe eficenca në Sektorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3;
3. Specialist inxhinier topograf në Sektorin e Kadastrës dhe inventarizimit të aseteve; kategoria e pagës IV-3;
4. Specialist i Vlerësimit dhe Regjistrimit, në Sektorin e Kontabilizimit te te Ardhurave dhe Mbledhjes se Borxhit, Kategoria e pagës IV-3;
5. Specialist për mbledhjen e detyrimeve të papaguara, në Sektorin e Kontabilizimit te te Ardhurave dhe Mbledhjes se Borxhit, Kategoria e pagës IV-3;
6. Specialist inxhinier topograf-hartograf në Sektorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3;
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Bashkisë Devoll, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të vecanta të shpallura për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë ekzekutive jane:
1. Erbes Bakalli
2. Eviola Kallfa