BASHKIA DEVOLL, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 dhe ne vijim, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII të VKM-së Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë Ekzekutive”, për pozicionet si më poshtë:

Grupi i pozicioneve të administrimit të përgjithshëm:

1. Specialist I Emergjencave Civile, në Sektorin e Emergjencave Civile, kategoria e pagës IV-3

2. Specialist Projektesh në BE, në Sektorin e Projekteve me BE dhe Maredhenieve me Diasporen, Kategoria e Pagës IV-3;

Grupi I pozicioneve të administrimit të posacëm:

1. Specialist inxhinier ndërtimi në Sektorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3;

2. Specialist inxhinier mjedisi dhe eficenca në Sektorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3;

3. Specialist inxhinier topograf në Sektorin e Kadastrës dhe inventarizimit të aseteve; kategoria e pagës IV-3;

4. Specialist I Vlerësimit dhe Regjistrimit, në Sektorin e Kontabilizimit te te Ardhurave dhe Mbledhjes se Borxhit, Kategoria e pagës IV-3;

5. Specialist për mbledhjen e detyrimeve të papaguara, në Sektorin e Kontabilizimit te te Ardhurave dhe Mbledhjes se Borxhit, Kategoria e pagës IV-3;

6. Specialist inxhinier topograf-hartograf në Sektorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3;

Njësia e menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Bashkisë Devoll,në përfundim të rezultatit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të vecanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se nuk ka kandidatë për lëvizje paralele në pozicionet e mësiperme.