Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 1, të Kreut II, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, “ Për pranimin lëvizjen paralele , periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Bashkia Delvinë , në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele , për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
-1 (një) Specialiste protokolli– kategoria e pages IV 3;
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e pranimit në shërbimin civil.
Njoftimi i aplikantëve që plotësojnë kriteret për këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e Bashkisë Delvinë dhe faqen zyrtare www.bashkiadelvine.gov.al duke filluar nga data 24.05.2026.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Delvinë , në përfundim të afatit të pranimit të dokumentacionit për procedurën e ngritjes në detyrë , në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 1( Një) -Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Territorit (- Kategoria: III-2).
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune mbyllet pa aplikantë.