Departamenti i Administratës Publike, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1 (një) Specialiste Arsimi – kategoria e pages IV 3;
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
· Zurha Braculla
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 24.7.2026, ora 14:00, në ambientet e Bashkisë Delvinë. B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 31.07.2026, ora 10:00 , në ambientet e Bashkisë Delvinë.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 1, të Kreut II, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, “ Për pranimin lëvizjen paralele , periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Bashkia Delvinë , në përfundim të procedurës për pranimin nga jashtë shërbimit civil , për përmbushjen e kushteve të procedurës për pranimin nga shërbimi civil dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
-1 (një) Specialiste Ing/Ndërtimi – kategoria e pagës IV 3;
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune mbyllet pa aplikantë.