AVOKATI I POPULLIT, SHPALLJE FITUESI

Mbi shpalljen fitues për pozicionin vakant “Ndihmës Komisioner në Seksionin e Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër Çnjerëzor ose Poshtërues”. Kategoria e pagës II – 1 .

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II, dhe III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të testimit njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit,

Njofton:

Në përfundim të procedurës për Ngritje në Detyrë dhe Pranim nga Jashtë Shërbimit Civil, nga testimi i zhvilluar në datë 28. 03. 2025 për pozicionin vakant, “Ndihmëskomisioner” në Seksionin e Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër Çnjerëzor ose Poshtërues”, u shpall fitues kandidati,

Z. Vullnet Topalli