AVOKATI I POPULLIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant “Specialist i Prokurimeve” në Sektorin e Financës dhe Prokurimeve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, Kategoria VI – 1.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datee 18.03.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor për aplikim, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton se:

Për procedurën e Lëvizjes Paralele është kualifikuar kandidati:

1. Z. Ferhat Aga

Intervista do të zhvillohet në datën 13.11.2026, ora 10:00 në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit.