Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant “Specialist I Prokurimeve” në Sektorin e Financës dhe Prokurimeve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, Kategoria VI – 1.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datee 18.03.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor për aplikim, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton se:
Nuk është paraqitur asnjë kandidat për konkurim në procedurën e lëvizjes paralele.
Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant, “Specialist i IT-së”, në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Kategoria e pagës VI-1).
Në zbatim ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor për aplikim njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton se:
Nuk është paraqitur asnjë kandidat për procedurën e lëvizjes paralele.
Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant, “Përgjegjës i Sektorit të IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve”, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Kategoria e pagës III- 1).
Ne zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III-të të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, Institucioni i Avokatit të Popullit, në përfundim të afatit kohor për aplikim njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton se:
Nuk është paraqitur asnjë kandidat për konkurim në procedurën e lëvizjes paralele.