AVOKATI I POPULLIT SHPALLJE FITUESI

Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për vendin vakant “Specialist i Shërbimeve ndaj Qyterit” në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, me Procedurën e Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil

 

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton:

Me përfundimin e procedurës të Lëvizjes Paralele nuk pati kandidatë fitues dhe do të vijohet me procedurën e Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil

 Për procedurën e Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil, është paraqitur dhe kualifikuar për të vazhduar fazat e mëtejshme të konkurimit kandidatet:

 

  1. Dorina MEMETAJ
  2. Fiorela MANDRO (NUKAJ)
  3. Olgerta SHKURTI
  4. Ilir KONDI

 

Konkurimi do të zhvillohet në datën 24.09.2020, ora 14:00 në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit, adresa Bulevardi “Zhan’Dark”, nr.2 Tiranë.