Në zbatim të nenit 32, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut VIII dhe IX të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për Procedurat e Emërimit, Rekrutimit, Menaxhimit dhe Përfundimit të Marrëdhënies në Shërbimin Civil të Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues dhe të Anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, njësia përgjegjëse në Institucionin e Avokatit të Popullit, njofton se në testimin dhe intervistën e strukturuar me gojë e zhvilluar në datë 19.10.2026 për pozicionin “Nd/Komisioner” te Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër Çnjerëzor ose Poshtërues” në Institucionin e Avokatit të Popullit, u shpall fitues kandidati:
Znj. Gloria Çarkaxhiu 81 pikë