Në zbatim të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit:
Njofton:
Në përfundim procedurës me lëvizje paralele pa kandidat, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit vijoi me procedurën e Ngritjes në Detyrë dhe Pranim nga Jashtë Shërbimit Civil,
Nga testimi dhe intervista e strukturuar me gojë, zhvilluar në datë 13.08.2026 për pozicionin vakant, “Nd/Komisioner në Seksionin e Organeve të Administratës Qëndrore, të Pushtetit Vendor dhe të të Tretëve që Veprojnë për Llogari të Tyre, Kategoria II- 1, u shpall fitues kandidati:
Z. Liridon Pula