AVOKATI I POPULLIT, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit :

Njofton:

Në përfundim procedurës me lëvizje paralele pa kandidat, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit vijoi me procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Nga testimi dhe intervista e zhvilluar në datë 13. 07. 2026 për pozicionin vakant, “Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit” në Sektorin e IT dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, kandidatët u renditën si më poshtë :

Znj. Blerta Cikalleshi 73 pikë

Z. Bred Bardhi 66 pikë

Për këtë pozicion u shpall fituese kandidatja, Znj. Blerta Cikalleshi 73 pikë