AVOKATI I POPULLIT – NJOFTIM PER NGRITJE NE DETYRE

Mbi procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve”, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve. (Kategoria e pagës III- 1).

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III-të të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor për aplikim, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton:

Për procedurën e Ngritjes në Detyrë është kualifikuar kandidatja :

1. Zj. Dorina Memetaj

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 03. 04. 2026, ora 9:00 në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit.