AVOKATI I POPULLIT, NDËRPRERJA E PROCEDURËS SË REKRUTIMIT

Mbështetur në nenin 32 të ligjit nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, ligjin nr. 7961, datë 12/07/1995 “Kodi i Punës i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin nr. 87/2025 “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe në organigramën dhe strukturën organizative,

Duke marrë shkak nga numri i ulët i aplikimeve për procedurën e shpallur, si dhe referuar ligjit nr. 87/2025 “Për buxhetin e vitit 2026”, Institucioni do të kryejë procesin e ndryshimeve strukturore duke detajuar pozicionet shtesë për vitin 2026, njoftojmë ndërprejen e procedurës së rekrutimit të specialistëve për Zyrat Rajonale Shkodër dhe Vlorë.