Në zbatim të neneve 21, 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë.18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
- Në përfundim të konkurrimit të zhvilluar më datën 25.03.2024, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, me procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin Specialist, në Sektorin Tik, në Drejtorinë e Planifikimit të Frekuencave dhe Tik”, kategoria e pagës IV-1, u shpall fitues: Z. Leonard Radiçi