Në zbatim të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim për procedurën e lëvizjes paralele, njofton se kandidatët e kualifikuar për pozicionin;
- – Specialist, Sektori i Kërkesave të Qytetarëve dhe Shërbimeve Rehabilituese
janë:
1. Znj. Elona Baçi
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në:
– ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
– datën: 15.10.2025;
– ora: 10:00
Në zbatim të nenit 22, pika 4 dhe nenit 25, te ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Kreut VII, të Vendimit Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se:
– Nuk ka asnjë aplikim për procedurën e lëvizjes paralele për pozicionin; Specialist, Sektori i Sigurisë Fizike dhe Digjitale