Në zbatim të nenit 26, pika 5, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pergjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil për pozicionin;
- Drejtor, Drejtoria e Sigurisë dhe Zhvillimit Teknologjik,
janë:
- Arselda Ziraj
- Denis Shkalla
- Gëzim Haxhiaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në:
- ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
- datën: 5/3/2020;
- ora: 10:00