Në zbatim të nenit 22, pika 4 dhe nenit 25, te ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Kreut III, IV, të Vendimit Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedures të pranimit në shërbimin civil, për pozicionin;
Specialist në Sektorin e Arkiv – Protokollit,
është:
- Anxhela Pulaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në:
- ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
- datën: 03.2021;
- ora: 10.00
Për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, kandidatët e kualifikuar, përpara dhe gjatë testimit do ti nënshtrohen protokolleve dhe rregullave të miratuara për masat higjeno-sanitare dhe distancimin social.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të fazes së dytë të vlerësimit, të kandidatëve të kualifikuar, nëpërmjet intervistës së strukturuar me gojë, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorine ekzekutive, për pozicionin Specialist, Sektori i Dixhitalizimit dhe Fotokopjes, njofton se:
Komisioni i Brendshëm i Pranimit për Lëvizjen Paralele (KPLP) vendosi përfundimin e fazës së vlerësimit të kandidatëve pa asnjë të përzgjedhur fitues, meqenëse kandidati i kualifikuar nuk merr mbi 70 pike, (70%) te pikëve për t’u emëruar në pozicionin, “Specialist, Sektori i Dixhitalizimit dhe Fotokopjes, Drejtoria e Arkivit, pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të fazes të dytë të vlerësimit, për pozicionin :
Specialist në Sektorin e Kërkesave Individuale për Informim,
njofton se:
Kandidati, z. Ermal Livadhi, i përzgjedhur për fazën e dytë të vlerësimit të procedures të lëvizjes paralele, nuk u paraqit në zhvillimin e testimit me gojë në datën 02.03.2020, ora 11.00.