AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22, pika 4 dhe nenit 25, te ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Kreut VII, të Vendimit Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedures të lëvizjes paralele civil, për pozicionin;

 

– Specialist, Sektorit i Kërkesave Individuale dhe për Qëllime Rehabilitimi dhe Dëmshpërblimi

 

janë:

 

1. Znj. Anxhela Pulaj

 

 

Inervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në:

– ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;

– datën: 17.3.2023;

– ora: 10.00

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të fazes të dytë të vlerësimit, të kandidatëve të kualifikuar, nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë, për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorine ekzekutive, për vendin vakant në pozicionin Specialist, Sektori i Ruajtjes së Fondeve, Drejtoria e Arkivit, njofton se:

 

– kandidati fitues është;

 

 

– Znj. Neda Zeneli