Në zbatim të nenit 26, pika 5, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedures të lëvizjes paralele, për pozicionin;
– Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës
janë:
1. Znj. Sofi Noti
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në:
– ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
– datën: 17.2.2023;
– ora: 10.00
Në zbatim të nenit 22, 25, te ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim për procedurën e lëvizjes paralele, njofton se:
– Nuk ka asnjë aplikim për procedurën e lëvizjes paralele
për pozicionin; Specialist, Sektori i Kërkesave për Informim nga Institucionet