Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.242, të Këshillit të Ministrave datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve të cilët përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Monitorimit të Përmbajtjes, Drejtoria e Monitorimit dhe Analizës”, Kategoria e pagës III-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit nga jashtë në shërbimin civil:
Znj. Blerta Filopati
Konkurrimi do të kryhet më datë 19.05.2026, ora 09.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.