Në zbatim të nenit 21, 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist në Sektorin e TIK, Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK, kategoria e pagës IV-1, janë kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit në shërbimin civil:
Z. Anxhele Nuro
Z. Enio Markja
Konkurrimi do të kryhet më datë 27.01.2026, ora 10.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.