Në zbatim të nenit 21, 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionin: Specialist, në Sektorin TIK, Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK, Kategoria e pagës IV-1. Ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin sipas shpalljes së publikuar.