Në zbatim të nenit 21,22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin: Specialist, në Sektorin e Legjislacionit Europian dhe Integrimit në BE, Drejtoria e Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Kategoria e pagës IV-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil:
Z. Marlin Markolaj
Znj. Irena Halla
Znj. Helena Çupi
Konkurrimi do të kryhet më datë 13.09.2023, ora 10.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.