Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; neni 22 dhe 25, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018,
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Specialist i burimeve njerëzore” në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit” rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa asnjë kandidaturë.
Procedura e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Pranim në shërbimin civil”. Kandidati që plotëson kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojë konkurrimin me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil” për pozicionin e mësipërm është:
Znj. Sindi Lama
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 13.02.2026, në orën 10.00, në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës.