Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018:
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionet “Inspektor forensics TIK” në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, si dhe “Inspektor” në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit/Joprodhuese rezulton se procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Në lidhje me dy pozicionet e tjera, pas vlerësimit paraprak të dokumentave të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, përkatësisht “Inspektor” në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, si dhe “Inspektor” në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit/Joprodhuese rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa asnjë kandidaturë.
Procedura e konkurrimit për pozicionet e mësipërme do të vazhdojë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Ngritje në detyrë”. Kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën “Ngritje në detyrë” për pozicionet e mësipërme janë:
Znj. Fernanda Snalla
Z. Zak Dobjani
Konkurrimi për këto dy pozicione do të zhvillohet në datën 16.12.2025, në orën 11.00 në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës.