Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 25 dhe 26 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018:
Autoriteti i Konkurrencës njofton se
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për Pozicionin “Pergjegjes i Sektorit te Burimeve Njerezore dhe Buxhetit, ne Autoritetin e Konkurrences rezulton se procedurat e lëvizjes paralele mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Procedurat e konkurimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Ngritje në detyrë”.Kandidatet që plotëson kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurimin, me procedurën e “Ngritjes në detyrë” në kategorinë e ulet drejtuese për pozicionin e mësipërm janë:
Elona Dade
Ruela Çashku
Konkurimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 15 korrik 2021 në orën 11.00 në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 25 dhe 26 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018:
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për Pozicionin “Drejtor i Drejtorisë se Burimeve Njerezore, Buxhetit dhe Komunikimit rezulton se procedurat e lëvizjes paralele mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Procedurat e konkurimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturen e paraqitura për plotësimin me “Ngritje në detyrë”.
Kandidati që plotëson kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurimin, me procedurën e “Ngritjes në detyrë” në kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin e mësipërm është Z. Thomas Koleka.
Konkurimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 15 korik 2021 në orën 10.00 në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.