Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018, Autoriteti i Konkurrencës njofton se pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Inspektor forensics TIK” në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore rezulton se procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Në lidhje me pozicionet e tjera, pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, përkatësisht “Inspektor” në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, si dhe “Inspektor” në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit/Joprodhuese rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa asnjë kandidaturë.
Procedura e konkurrimit për pozicionet e mësipërme do të vazhdojë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Ngritje në detyrë”. Kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën “Ngritje në detyrë” për pozicionet e mësipërme janë:
Znj. Alba Qehajaj
Znj. Jetmira Rragami
Znj. Silvi Bano
Konkurrimi për këto pozicione do të zhvillohet në datën 04.12.2026, në orën 10.00 në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës.