AUTORITETI I KONKURRENCËS, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, Autoriteti i Konkurrencës, nga testimi i realizuar në datën 27.02.2024, nëpërmjet procedurës “Ngritje në detyrë” për pozicionin Inspektor në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Ҫështjeve Gjyqësore, shpall fituese Znj. Albana Plloçi.