Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018,
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin Drejtor në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Ҫështjeve Gjyqësore rezulton se procedurat e lëvizjes paralele mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Procedurat e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Ngritje në detyrë”. Kandidati që plotëson kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojë konkurrimin, me procedurën “Ngritje në detyrë” për pozicionin e mësipërm është:
Znj. Iris Karalliu
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 06.12.2024, në orën 10.00 në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.