AUTORITETI I KONKURRENCËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe VKM nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND”, i ndryshuar,

 

Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se në vijim të njoftimit të bërë në datë 20.11.2023, konkurrimi për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, me procedurën e pranimit në kategorinë e lartë drejtuese do të zhvillohet në datën 15.12.2023, në orën 10.00, në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;

 

Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se në vijim të njoftimit të bërë në datë 22.11.2023, konkurrimi për pozicionin “Specialist i Sektorit të Komunikimit” në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit”, me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil”, me kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme, do të zhvillohet në datën 15.12.2023, në orën 11.00, në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.