Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 22, 25 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës, për dy pozicionet:
Inspektor në Drejtorinë Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore dhe
Inspektor ne Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/prodhuese;
rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat për plotësimin e këtyre dy pozicioneve me lëvizje paralele.
Procedurat për lëvizje paralele për të dy pozicionet mbyllen pa asnjë kandidat.
Plotësimi i dy pozicioneve të mësipërme do të vazhdojë, sipas procedurave “Për pranim në shërbimin civil”
Kandidaturat e paraqitura që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e pozicionit Inspektor në Drejtorinë Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore sipas procedurave për pranimin në shërbimin civil janë sa më poshtë:
Asimina Baxheli
Ilir Dhimitri
Vilma Doçi (nëse bie dëshminë e penalitetit dhe raport mjekësor)
Kandidatura e paraqitur që plotëson kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e pozicionit, Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/Prodhuese sipas procedurave për pranimin në shërbimin civil është:
Vasken Spiru
Konkurrimi për pozicionin Inspektor në Drejtorinë Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore do të zhvillohet në datën 02.10.2019, ora 10.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës.
Konkurimi për pozicionin, Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/Prodhuese do të zhvillohet në datën 02.10.2019 ora 12.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës.