Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, verifikimi paraprak

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM-së nr.243, datë
18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:

  • Znj. Kledja Cikopano do të vazhdojë konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil
    në kategorinë ekzekutive.

Konkurimi:

– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 11.03.2024 ora 11:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 11.03.2024 ora 13:00.

Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në
AKEP- KPP, nëpërmjet vlerësimit të jetëshkrimit, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së
strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidateve, që konsiston në vleresimin e
arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, nëse kandidati grumbullon më shume se (mbi 30
pikë e lart), nga vlerësimi me shkrim ai i kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe
vlerësimin e jetëshkrimit.

Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët
maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Administrimit të Protokollit dhe Arkivës.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV të
Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele,
periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 11.03.2024.