Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se për pozicionin e punës:
Drejtor i Tregjeve dhe Masave Rregullatore :
– Z. Gazmir Mani do të vazhdojë konkurimin në procedurën e ngritjes në detyrë.
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 18.03.2021 ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 18.03.2021 ora 12:00.
Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Drejtor i Tregjeve dhe Masave Rregullatore.
Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70 %
të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 23, Kreu II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe
të mesme drejtuese” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 18.03.2021.
Njoftimi fituesit do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 23.03.2021.