Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Verifikim paraprak

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se :

Znj. Ardiola Palushi do të vazhdojë konkurimin në procedurën lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive.

– Z. Fatos Shehu do të vazhdojë konkurimin në procedurën lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive.

Konkurimi- Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 05.03.2021 ora 10:30.

Kandidatet do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshem i ngritur në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pike për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është
kryer.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Administrimit dhe Koordinimit të SRF.
Në rast se dalin fitues me shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 13, Kreu IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin,
levizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 05.03.2021.
Njoftimi do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 11.03.2021