Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Verifikim paraprak

Në zbatim të Kreu IV, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e
provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se :

– Znj. Antoneta Mançellari do të vazhdoj konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 27.11.2020 ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 27.11.2020 ora 12:00.
Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në AKEP- KPP, nëpërmjet vlerësimit të jetëshkrimit, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidateve, që konsiston në vleresimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pike;
Pas përfundimit të vleresimit të testit me shkrim, nëse kandidati grumbullon më shume se (mbi 30 pikë e lart), nga vlerësimi me shkrim ai i kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe
vlerësimin e jetëshkrimit. Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Llogaritjes dhe Vjeljes së Pagesave për AKEP.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV të Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 27.11.2020.
Njoftimi do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 04.12.2020.