NJOFTIM
Për kandidatët që do të testohen për pozicionin e punës :
Specialist i Teknikës Legjislative dhe Hartimit të Akteve Administrative –AKEP
I. Procedura : LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINE EKZEKUTIVE
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) njofton se :
– Znj. Valdete Gjana do të vazhdojnë konkurimin, në procedurën lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive.
Konkurimi
– Konkurimi -Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 05.08.2019 ora 10:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshem i ngritur në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pike për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Teknikës Legjislative dhe Hartimit të Akteve Administrative.
Në rast se dalin fitues me shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Keshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin në kategorine ekzekutive”.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të shpallet në datën 05.08.2019.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 09.08.2019.
Njesia Përgjegjëse
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)