Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë
18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” si dhe Vendimit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për Nivelin Ekzekutiv, AKEP
përcjell fituesin për konkursin “pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, për
pozicionin Specialist i Çështjeve të Faciliteteve Shoqëruese dhe Infrastrukturës, në Drejtorinë
Teknike.
KOMITETI I PËRHERSHËM I PRANIMIT PËR NIVELIN EKZEKUTIV në përfundim të
procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati, tezën me
shkrim dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:
– Z. Ardit Dauti fitues për pozicionin me 71 (shtatëdhjetë e një) pikë.
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë
18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” si dhe Vendimit të Komisionit të Brendshëm, AKEP përcjell fituesin për konkursin
“lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”, për pozicionin Specialist i Rekrutimit dhe
Administrimit të Kartelave të Punonjësve, në Drejtorinë e Shërbimeve Brendshme.
KOMISIONI I BRENSHËM në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar
dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall
fitues të konkursit si më poshtë:
– Znj. Elsona Mosho fituese për pozicionin me 78 (shtatëdhjetë e tetë) pikë.