Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë
18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” si dhe Vendimit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për Nivelin Ekzekutiv, AKEP
përcjell fituesin për konkursin “pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, për
pozicionin Specialist i Analizës së Tregjeve të Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve
Postare, në Drejtorinë e Tregjeve dhe Masave Rregullatore.
KOMITETI I PËRHERSHËM I PRANIMIT PËR NIVELIN EKZEKUTIV në përfundim të
procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati, tezën me
shkrim dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:
– Z. Erion Merkaj fitues për pozicionin me 83 (tetëdhjetë e tre) pikë