Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Shpallje Fituesi

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe Vendimit të Komisionit të Brendshëm, AKEP përcjell fituesin për konkursin “lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”, për pozicionin Specialist i Zbatimit të Masave Rregullatore, në Drejtorinë e Tregjeve dhe Masave Rregullatore. KOMISIONI I BRENDSHËM në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar
dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:

– Znj. Elda Topi fituese për pozicionin me 80 (tetëdhjetë) pikë.