Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Znj. Afërdita Gjongecaj do të vazhdojë konkurimin në procedurën e lëvizjes paralele brenda së njëjtës kategori.
Konkurimi:
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 24.03.2021 ora 11:00
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Levizje Paralele (KPLP) i ngritur në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pike për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer.

b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Inspektor i Kontrollit të Shërbimeve Postare dhe Regjistrarëve të domain.al.
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23, Kreu II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në
kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.

Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 24.03.2021.
Njoftimi fituesit do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 30.03.2021.