Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë  18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” si dhe Vendimit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për Nivelin Ekzekutiv, AKEP përcjell fituesin për konkursin “pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, për pozicionin Specialist i Sistemit të Monitorimit të SRF, në Drejtorinë Monitorimit, Kontrollit
dhe Inspektimeve.
KOMITETI I PËRHERSHËM I PRANIMIT PËR NIVELIN EKZEKUTIV në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati, tezën me
shkrim dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:

– Znj. Ledjo Gjoka fitues për pozicionin me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) pike

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” si dhe Vendimit të Komisionit të Brendshëm, AKEP përcjell fituesin për konkursin “lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”, për pozicionin Specialist i Administrimit dhe
Koordinimit të SRF, në Drejtorinë Teknike.
KOMISIONI I BRENSHËM në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall
fitues të konkursit si më poshtë:

– Znj. Ardiola Palushi fituese për pozicionin me 87 (tetëdhjetë e shtatë) pikë