Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Shpallje fituesi

Në zbatim të Kreu IV, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e
proves dhe emerimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se :

– Z. Ledjo Gjoka do të vazhdoj konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 05.03.2021 ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 05.03.2021 ora 12:30.

Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në AKEP- KPP, nëpërmjet vlerësimit të jetëshkrimit, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së
strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidateve, që konsiston në vleresimin e
arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervisten e strukturuar me goje, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pike;
Pas perfundimit të vleresimit të testit me shkrim, nese kandidati grumbullon më shume se (mbi 30 pikë e lart), nga vleresimi me shkrim ai i kualifikohet për intervisten e strukturuar me gojë dhe
vleresimin e jetëshkrimit. Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Sistemit të Monitorimit të
SRF.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emerimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 05.03.2021. Njoftimi do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 11.03.2021.