AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE/PRANIMIN NË SHËRBIM CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Lloji i diplomës “Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike”
niveli minimal i diplomës “Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor”
Specialist, në Sektorin e Inspektimeve, Drejtoria e Mbikëqyrjes
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
- 1 (një) Specialist, në Sektorin e Inspektimeve, Drejtoria e Mbikëqyrjes – Kategoria III-b
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është vakat, ai është i vlefshëm për nëpunësit civilë nga jashtë shërbimit civil, të cilët plotësojnë kriteret e posaçme dhe të përgjithshme të listuara në shpallje.
Për çdo procedurë aplikohet në të njëjtën kohë!
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJE PARALELE: 09.09.2019
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 15.09.2019
Përshkrimi i punës:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Mbikqyr zbatimin e ligjit nga OSHMA-të dhe zbaton procedurat për marrjen e masave ndaj subjekteve kundërvajtës.
- Trajton dhe kryen verifikime fizike për ankesa të OSHMA-ve dhe subjekteve të tjera në lidhje me transmetimet e paligjshme, shkeljen e të drejtave të transmetimit (piraterinë), me respektimin e të drejtave të autorit.
- Inspekton dhe shqyrton në mënyrë periodike transmetimin e përmbajtjeve programore për tu siguruar se subjekti audio ose audioviziv realizon shërbimin në përputhje me kushtet e licencës dhe / ose autorizimit që ka marrë nga AMA.
- Përgatit dhe ndjek pjesën administrative të shkresave.
I-Lëvizja paralele
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
I.1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta:
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-b);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
– Të ketë vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor” në Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;
– Të ketë mbi një vit eksperiencë pune në nivel ekzekutiv;
– Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
I.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të institucionit dokumentet si më poshtë:
- a) Kërkesë
- b) Jetëshkrim
- c) Fotokopje të diplomës;
ç) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- d) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- dh) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- f) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- g) Vlerësimin e fundit nga eprorit direkt;
- gj) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- h) Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 09.09.2019.
I.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.
I.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuri në lidhje me ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
– Njohuri në lidhje me Kodin e Procedurave Administrative, i ndryshuar;
– Njohuri në lidhje me ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.
I.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për eksperiencat (20 pike), trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën (10 pike), si dhe vlerësimet pozitive (10 pike). Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
I.6- Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit:
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti Mediave Audiovizive do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AMA-s. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.
II – Për kandidatet që aplikojnë nga jashtë sistemit të shërbimit civil
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatet jashtë sistemit te shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e vendit të lirë.
II.1-Kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor” në Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;
– Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në profesion.
II.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Autoritetit të Mediave
Audiovizive dokumentat si më poshtë:
- a) Kërkesë
- b) Jetëshkrim
- c) Fotokopje të diplomës;
ç) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- d) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- dh) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- f) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- g) Vlerësimin e fundit nga eprorit direkt;
II.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:
Në datën 16.09.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet konkursi.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.
II.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuri në lidhje me ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
– Njohuri në lidhje me Kodin e Procedurave Administrative, i ndryshuar;
– Njohuri në lidhje me ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.
II.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
– Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
– Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
– Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë
II.6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Autoritetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).
Adresa: Autoriteti Mediave Audiovizive, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Tiranë.