Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionet:
Koordinator në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes – kategoria II-b
Koordinator në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim- kategoria II-b
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Marrëdhënieve me Median, në Drejtorinë e Informimit të Mediave – kategoria III-a
Përgjegjës Sektori në Sektorin për Informimin e Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a
Specialist në Sektorin e Eventeve në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – kategoria IV-a
Zëdhënës Ministri, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrave dhe Agjencive , në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria II-b
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR AMI