Agjencia per Mbeshtetjen e Veteqeverisjes Vendore shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
• Specialist Finance pranë Sektorit te Analizes dhe Mbeshtetjes Institucionale
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare për Finance;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të njoh shumë mirë Financa 5;
- Të ketë punuar mbi 3 vjet në pushtetin vendor.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.01.2020 ora 09:00 paradite në Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në adresën: Bulevardi Zhan d’Ark, Ish Shtëpia e Ushtarakëve Kati VII, Tiranë-Shqipëri ose në adresën emailit amvv@mb.gov.al këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).