Agjencia Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Drejtoria Elbasan Vend i Lire Pune

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e Punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar me  Urdhërin nr. 107, datë 13.08.2020 dhe Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 34, datë 14.09.2020 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” i ndryshuar me Udhëzimin nr.47, datë 31.12.2020 dhe shkresës nr.876 prot, datë 03.09.2021“Njoftim për shpallje vendi të lirë pune”, protokolluar në AKPA me nr.2949 prot, datë 07.09.2021,  të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Elbasan, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen zyrtare të AKPA-s, brenda datës 14.09.2021, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  • 1 Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Gramsh, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Elbasan.

PER ME SHUME KLINKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR 

2949.1 (1)